Lidhje

Kroacia në prag të zgjedhjeve parlamentare


Kroacia në prag të zgjedhjeve parlamentare
Kroacia në prag të zgjedhjeve parlamentare

Kroacia do të zhvillojë nesër zgjedhjet parlamentare. Në këtë garë politike janë përballë njëri tjetrit Bashkimi Demokratik Kroat, i cili qeveris aktualisht vendin si dhe koalicioni disa partive të qendrës së majtë. Fituesi i zgjedhjeve të nesërme në Kroaci do të çojë vendin drejt anëtarësimit në BE, por do të përballet edhe me një situatë të ashpër ekonomike e sociale që ka mbërthyer vendin.

Votimet parlamentare të ditës së nesërme në Kroaci do të vendosin përballë Bashkimin Demokrat Kroat me një koalicion të partive të qendrës së majtë të cilat sipas sondazheve kanë më shumë popullaritet.

Fituesi i këtyre zgjedhjeve duket se do të kryesojë Kroacinë në Bashkimin Europian për t’iu bashkuar bllokut prej 28 anëtarësh në korrik të viti 2013.

Por fituesi i zgjedhjeve do të trashëgojë ekonominë e shkatërruar kroate dhe do të përballet gjithashtu me zemërimin në rritje të banorëve të cilët po përjetojnë rënie të menjëhershme të standartit të jetesës.

Konservatorët e kanë drejtuar Kroacinë gjatë viteve 1990 në luftën për pavaraësi nga Jugosllavia dhe që atëherë kanë udhëhequr përveç periudhës së viteve 2001 – 2003 kur erdhi në pushtet koalicioni i majtë.

Por konservatorët janë përfshirë në disa sklandale korruptive, mes tyre edhe një skandal për përfshirje në mbledhje fondesh të paligjshme për zgjedhjet e mëparshme.

Ish kryeministri Ivo Sanander është nën akuzë për mitmarrje në vlerën e miliona dollarëve nga një bankë austriake dhe një kompani energjitike hungareze për të hyrë në tregun kroat.

Kryeministria kroate Jadranka Kosor, udhëheqëse e konservatërove në pushtet thotë se zoti Sanander do të përballet me drejtësinë:

“Ne si koalicion kemi nisur të ndërrmarim hapa dhe e kemi treguar këtë. Vetëm më të mirët mund t’a bëjnë këtë, ata që janë të vendosur për të realizuar gjërat, ata që kanë fuqinë për t’a bërë këtë gjë”- thotë ajo.

Zoran Milanoviç i cili kryeson partinë socila demokrte dhe që kandidon për postin e kryeministrit nëse partia e tij fiton zgjedhjet, thotë se ai do të rindërtojë besimin e votuesve dhe institucionet e tij.

“Pyetja thelbësore është a na besonin? A besoni se ne do të mbrojmë interesat kombëtare? Kjo është më e rëndësishmja në këto zgjedhje, të qeverisim vendin në një mënyrë tjetër”.

"Duam të shohim më shumë të rinj në pushtet të cilët mund të sjellin një të ardhme më të mirë këtë vend dhe për rininë e tij, thotë Gorjana Miseviç, banore e Zagrebit.

Kroacia ka rreth 4.4 milion votues 10% e të cilëve jetojnë jashtë shtetit, kryesisht në Bosnje.

XS
SM
MD
LG