Lidhje

Kroacia pritet të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e ish-kryeministrit Sanader

  • Zëri Amerikës

Kroacia pritet të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e ish-kryeministrit Sanader

Kroacia pritet të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e ish-kryeministrit Sanader

Sot pritet që Kroacia formalisht të kërkojë nga Austria ekstradimin e ish kryeministrit Ivo Sanader, i cili kërkohet në Zagreb nën akuzat për korrupsion.

Autoritetet kroate kanë bllokuar llogaritë bankare të zotit Sanader dhe familjes së tij në pritje të rezultateve nga hetimet për korrupsion.

Zoti Sanader, i cili ka shërbyer në postin e kryeministrit nga viti 2003 deri më 2009, të premten u arrestua në një autostradë në Austri në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ish kryeministri u largua nga Kroacia në kohën kur parlamenti i hoqi imunitetin nga ndjekja penale. Zoti Sanader përmes avokatit ka thënë se ai ishte në një udhëtim biznesi.

Ministri kroat i drejtësisë Drazen Bosnjakovic sot tha se “të gjitha dokumentet” e duhura për ekstradimin e zotit Sanader janë duke u dërguar te ministria austriake e drejtësisë.

XS
SM
MD
LG