Lidhje

Ish kryeministri kroat Ivo Sanader arrestohet në Austri


Ish kryeministri kroat Ivo Sanader arrestohet në Austri
Ish kryeministri kroat Ivo Sanader arrestohet në Austri

Ish kryeministri kroat Ivo Sanader, i kërkuar nën akuzat për korrupsion, është arrestuar në Austri.

Televizioni shtetëror kroat njoftoi se zoti Sanader u arrestua sot, disa orë pas lëshimit të një urdhër arresti ndërkombëtar.

Qeveria kroate tha se zoti Sanader kërkohej nën akuzat se ka qenë pjesë e një aktiviteti kriminal dhe ka shpërdoruar pushtetin për fitime personale.

Ministria e Brendshme tha se ish udhëheqësi ishte larguar për në Slloveni pak para se parlamenti kroat t’i hiqte imunitetin.
Një avokat, i cili pretendon të jetë kontaktuar nga zoti Sanader, tha se ai ka në plan të kthehet pas disa ditësh. Qeveria kroate tha se zoti Sanader kërkohet nën akuzat për abuzim pushteti për përfitime personale. Një gjykatës ka dhënë urdhër tashmë që ish kryeministri Sanader të burgoset për një muaj.

Zoti Sanader është kryeministri i parë kroat i ndërlikuar në një skandal korrupsioni. Ai ka shërbyer në postin e kryeministrit për 6 vjet, para se të jepte dorëheqjen vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG