Lidhje

Kroatët, gjermanët dhe austriakët në konkurrencë për Telekomin e Kosovës


Kroatët, gjermanët dhe austriakët në konkurrencë për Telekomin e Kosovës

Kroatët, gjermanët dhe austriakët në konkurrencë për Telekomin e Kosovës

Në Kosovë, komisioni qeveritar për privatizimin Postës dhe Telekomunikacionit, njoftoi se dy kompani, një nga Austria dhe një tjetër me kapital të përbashkët kroato-gjerman, kanë fituar të drejtën të konkurrojnë në tenderin për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.

Nga konkurrenca kanë rënë tri kompani të tjera nga Shqipëria, Jemeni dhe Egjipti.

Në njoftim thuhet se kompanitë e kualifikuara, kanë mbi 170 milion abonentë në mbarë botën, janë të shtrira pothuajse në të gjitha pjesët e globit dhe kanë kapital të mjaftueshëm. Hyrja e një operatori të madh të telefonisë celulare në Kosovë, garanton një zhvillim të hovshëm të këtij tregu dhe është një shembull i suksesshëm i investimit në Kosovë, thuhet në njoftim.

Vendimi për privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit, që është një nga ndërmarrjet publike më fitimprurëse në Kosovë, u miratua në mars të këtij viti në kuadër të ligjit për buxhetin e Kosovës. Opozita e ka kundërshtuar ashpër vendimin shitjen e Postës dhe Telekomunikacionit.

Mospajtimet rreth këtij privatizimi në vjeshtën e kaluar ishte një nga shkaqet që çuan në krizën institucionale në vend, që u pasua me zgjedhjet e parakohshme.

XS
SM
MD
LG