Lidhje

Kroatët protestojnë kundër dënimit të ish-gjeneralëve për krime lufte

  • Zëri Amerikës

Kroatët protestojnë kundër dënimit të ish-gjeneralëve për krime lufte

Kroatët protestojnë kundër dënimit të ish-gjeneralëve për krime lufte

Mijëra kroatë kanë protestuar në Zagreb kundër dënimeve për krime lufte të dy ish-gjeneralëve të përfshirë në mësymjen kroate të vitit 1995 kundër zonave të kontrolluara nga serbët.

Veteranët e luftës dhe demonstrues të tjerë të zemëruar bërtisnin “tradhtarë” gjatë protestës së sotme, duke iu referuar kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë që lejuan që ish-gjeneralët Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç të ndiqen penalisht nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Shumë kroatë i konsiderojnë dy gjeneralët e dënuar si heronj kombëtarë dhe operacionin që ata e udhëhoqën si veprim legjitim për çlirimin e vendit. Por qeveria e Zagrebit ra dakord që të bashkëpunonte me hetuesit e OKB-së për krime lufte si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ante Gotovina u dënua me 24 vjet, ndërsa Mlladen Markaç me 18 vjet për krime që përfshinin vrasje, përndjekje dhe plaçkitje të kryera gjatë luftës në Ballkan mes viteve 1991 e 1995.

XS
SM
MD
LG