Lidhje

Kryebashkiaku Basha takohet me kryetarin e bashkisë së Uashingtonit


Kryebashkiaku Basha takohet me kryetarin e bashkisë së Uashingtonit
Kryebashkiaku Basha takohet me kryetarin e bashkisë së Uashingtonit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u prit të martën pasdite nga Kryebashkiaku i Uashingtonit, Vincent Gray, me të cilin shkëmbyen informacion për qytetet që ata drejtojnë. Pas një bisede prej 30 minutash me zotin Gray, zoti Basha i tha Zërit të Amerikës se dy kryebashkiakët kanë përparësi thuajse të njëjta. Zhvillimi i qendrueshëm i qytetit është një fushë për të cilën Uashingtoni është i njohur në Shtetet e Bashkuara, pra kjo është një tjetër fushë e përbashkët sepse, siç e dini, një Tiranë më e gjelbër është një përparësi kryesore për mua, tha zoti Basha.Nga ana e tij, zoti Grey tha se ata hodhën një bazë mbi të cilën do të vazhdojnë të komunikojnë.

XS
SM
MD
LG