Lidhje

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha zhvillon takime në Uashington


Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha zhvillon takime në Uashington
Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha zhvillon takime në Uashington

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha takohet sot me kryetarin e Bashkisë të Uashingtonit Vincent Gray. Gjatë qëndrimit në Washington, zoti Basha ishte ftuar dje në qendrën e studimeve të avancuara ndërkombëtare SAIS, ku ai foli për vizionin e tij si kryetar i bashkisë së kryeqytetit. I pyetur pas takimit edhe për ngjarjen e 21 janarit, zoti Basha tha se është e rëndësishme që procesi të bazohet në ligj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se si kryetar i qytetit më të madh e të rëndësishëm të Shqipërisë, gjithë energjia e tij do të drejtohet drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj.

Zoti Basha tha se problemet e Tiranës janë të shumta dhe nuk mund të zgjidhen brenda 24 orësh, por ai shtoi se për zgjidhjen e tyre ai do të tëheqë mendimin e qytetarëve dhe do ta mbajë bashkinë larg politikës.

“Mendoj se kemi arritur të nxjerrim bashkinë e Tiranës nga vorbulla e konfliktit politik dhe orientimin e saj 100% tek problemet, sfidat, dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve . Bashkia është e hapur për qytetarët jo vetëm me takimet me mua personalisht por edhe përmes kontakteve të drejtpërdrejta me njerëzit. Gjithashtu qytetarët janë të përfshirë në vendimarrje. Asnjë vendimarrje e rëndësishme nuk është bërë pa pjesmarrjen e qytetarëve.”

Gjatë fushatës elektorale zoti Basha premtoi të zgjidhte një prej problemeve më të mprehta për Tiranën, siç ishte ai i regjistirmit të banesave. Zoti Basha theksoi se hipotekimi pritet të përfundojë brenda vitit 2012.

“ Ministria e transportit dhe e drejtësisë janë mbështetëse të procesit të hipotekave dhe falë kësaj ne kemi arritur të avancojmë shumë mirë me një pjesë të pallateve me leje por të pahipotekuara. Me mbështetjen e tyre do të arrijmë t’a finalizojmë këtë proces brenda një kohe të shkurtër, brenda vitit 2012.”

Sot në Shqipëri, klima poliitke është acaruar përsëri për shkak të hetimeve mbi ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011. I pyetur për të komentuar mbi këtë ngjarje, zoti Basha, që në atë kohë ishte ministër i brendshëm, tha se procesi duhet të bazohet në ligj.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të eci në parametrat e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”.

XS
SM
MD
LG