Lidhje

Johnson: Nuk do të konkurroj për kryeministër i Britanisë


Në Britani, politikani konservator Boris Johnson, një ndër idhtarët e idesë së daljes së vendit nga BE-ja, ka thënë se nuk do të konkurrojë në zgjedhjet për kryeministër.

Zoti Johnson deklaroi se nuk ka në plan të kërkojë postin e kryetarit të Partisë Konservatore, duke lënë në garë si pretendentë kryesorë Sekretarin e Drejtësisë Michael Gove dhe Sekretaren e Brendshme Theresa May.

Kryeministri David Cameron njoftoi dorëheqjen pasi Britania votoi javën e kaluar për të dalë nga BE.

Zoti Johnson, ish-kryebashkiak i Londrës, pat bërë fushatë të fortë pro daljes së vendit nga Bashkimi Evropian dhe pritej që të hynte në garën për kryetar të bashkisë, duke marrë edhe postin e kryeministrit gjatë periudhës së shkëputjes së vendit nga blloku.

Kryeministri i ardhshëm do të ketë detyrën e negociimit të marrëdhënieve të ardhshme të vendit me Bashkimin Evropian si dhe pjesën tjetër të botës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG