Lidhje

Kryeministrat e Greqisë, Turqisë, përqëndrohen tek miqësia mes vendeve

  • Zeri Amerikës

Kryeministrat e Greqisë, Turqisë, përqëndrohen tek miqësia mes vendeve

Kryeministrat e Greqisë, Turqisë, përqëndrohen tek miqësia mes vendeve

Greqia dhe Turqia shkëmbyen mesazhe miqësie sot dhe premtuan të vazhdojnë punën për të zgjidhur çështjet e debatueshme mbi Detin Egje.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan u takua me kryeministrin grek Jorgos Papanderu në qytetin e Erzurumit në Turqi.

Të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet gjatë viteve të fundit por nuk kanë zgjidhur ende mosmarrëveshje për kufijtë detarë dhe ajror në Detin Egje.

Media shtetërore turke citoi zotin Papandreu të ketë thënë se të dyja palët duhet të harrojnë rivalitetin e të kaluarës.

Kryeministri Erdogan citohet të ketë thënë se të dyja vendet po shtojnë përpjekjet për ta bërë Egjeun një det të paqes.

Gjatë takimit kryeministrrat diskutuan gjithashtu planin e Greqisë për të ndërtuar një gardh përgjatë kufirit të përbashkët për të shkurajuar fluksin e imigrantëve të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG