Lidhje

Kryeministri Berisha kërkon ndihmë për zonat e bllokuara nga dëbora

  • Armand Mero

Kryeministri Berisha kërkon ndihmë për zonat e bllokuara nga dëbora

Kryeministri Berisha kërkon ndihmë për zonat e bllokuara nga dëbora

Në Shqipëri, Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që përveç përpjekjeve për hapjen e akseve rrugore, ndihmës mjekësore dhe ushqimore në zonat e bllokuara nga dëbora, t’i kushtohet vëmendje dy rreziqeve më të mëdha siç u shpreh ai, heqjes së dëborës nga çatitë dhe kujdesi nga orteqet. Zoti Berisha foli sot gjatë për gjendjen e krijuar, ndërsa mbrëme qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në thuajse gjysmën e vendit. Opozita nga ana e saj kritikoi qeverinë e cila sipas saj nuk ka një plan të besueshëm për përballimin e gjendjes e duke ofruar bashkëpunimin për veprime të koordinuara.

XS
SM
MD
LG