Lidhje

Kryeministri Berisha nis një dialog me qytetarët në prag të vendimit final të liberalizimit të vizave


Kryeministri Berisha nis një dialog me qytetarët në prag të vendimit final të liberalizimit të vizave
Kryeministri Berisha nis një dialog me qytetarët në prag të vendimit final të liberalizimit të vizave

Kryeministri shqiptar Sali Berisha nisi një dialog me qytetarët shqiptarë në prag të vendimit final për liberalizimin e vizave.

Pas miratimit te raportit për heqjen e vizave me Shqipërinë nga Parlamenti Europian pritet së fundi edhe vendimi i Këshillit te Ministrave të BE-së. Zoti Berisha duke u ndalur në disa përurime investimesh në Sarandë dhe në Gjirokastër e ka vlerësuar lart vendimin duke pohuar se qytetarët shqiptarë do ta vlerësojnë më së miri këtë besim ndaj tyre.

Në dy qytetet që ndodhen në brezin kufitar të Shqipërisë me Greqinë zoti Berisha nuk ka lënë pa përmendur krimet që regjimi komunist bëri ndaj shqiptarëve që kërkuan të largoheshin jashtë vendit për një jetë më të mirë.

" Qytetarët shqiptarë në këto 18 vite - tha më tej zoti Berisha në një takim të zhvilluar në fshatin Cukë të Sarandës - ia kanë dalë të ndryshojnë vendin e tyre me një shpejtësi te paimagjinueshme ".

Arritja e liberalizimit te vizave tha zoti Berisha erdhi si rrjedhojë e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit , përmirësimit të regjistrit civil të shtetasve përmes lëshimit te pasaportave biometrike dhe kartave te identitetit si dhe sistemit te regjimit kufitar.

Zoti Berisha tha se liberalizmi i vizave krahas lehtësimit te lëvijzes së qytetarëve shqiptare do të sillte edhe nje përmirësim të imazhit të Shqipërisë. Kryeministri Berisha pritet t'i vijojë takimet ne zonat e Qarkut të Gjirokastrës duke përuruar ujësjellësa dhe rrugë të cilat janë kryer me financime të buxhetit të shtetit.

Investimet kanë përmirësuar veçanërisht lidhjet rrugore në disa zona rurale.

XS
SM
MD
LG