Lidhje

Kryeministri Berisha, përpjekje të organizuar kundër pastrimit të parave

  • Armand Mero

Kryeministri Berisha, përpjekje të organizuar kundër pastrimit të parave

Kryeministri Berisha, përpjekje të organizuar kundër pastrimit të parave

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha kërkoi sot një përpjekje të organizuar të institucioneve të vendit në luftën kundër pastrimit të parave. Zoti Berisha i bëri komentet e tij gjatë mbledhjes së Komitetit ndëristitucional të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit.

Sipas kryeministrit ka një rritje të ndjeshme të rasteve të denocuara për pastrim parash. Që nga 2007 janë të paktën 50 çështje në shqyrtim të prokurorisë për asetet e krimit të organizuar. Kryeministri kërkoi një bashkëpunim të Agjencisë së luftës ndaj pastrimit të parave jo vetëm me prokuroinë por edhe me institucionet e tjera si tatimet dhe doganat.

Kryeministri Berisha foli gjithashtu edhe për luftën kundër krimit të organizuar, vëmendja ndaj së cilës duhet të shtohet tha ai me vendimin e pritshëm për liberalizimin e vizave, pasi sipas tij Shqipëria vazhdon të vuaj padrejtësisht problem te imazhit në Europë.

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, Zoti Berisha kërkoi intensifikimin e fushatës sqaruese për qytetarët, për të evituar përsëritjen e fenomeneve që ndodhen me Maqedoninë e Serbinë, ku qytetarët shqiptarë të tyre kërkuan strehim politik menjehere pas vendimit të heqjes së vizave., ndërkohë që procedurat përcaktojnë se qytetarët mund të lëvizin lirisht në vendet Schengen vetëm brenda një harku kohor prej 90 ditësh në vit.

XS
SM
MD
LG