Lidhje

Kryeministri Berisha mban fjalimin në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së


Kryeministri Berisha mban fjalimin në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Kryeministri Berisha mban fjalimin në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fjalimin që mbajti në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, vuri në dukje arritjet e vendit të tij, si një prej pak vendeve të botës, ekonomia e së cilës i ka mbijetuar krizës aktuale ekonomike në botë dhe nuk rrëshqiti në recesion.

Ai tha se Shqipëria është një vend demokratik, me zgjedhje të lira, shtyp të lirë, respekton të drejtat e pakicave dhe ato fetare si dhe respekton shtetin juridik. Zoti Berisha theksoi se një prej përparësive kryesore të qeverisë së tij është lufta kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e vuri theksin edhe tek marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka me shumë vende të Evropës dhe botës.

Lidhur me Kosovën, kryeministri Berisha bëri thirrje që edhe shtete të tjera të njohin pavarësinë e saj, si një faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe paqes në rajon. Ai tha se Shqipëria mbështet qeverinë e Kosovës për të shtrirë respektimin e ligjin në të gjithë vendin, përfshirë edhe veriun e tij.

Kryeministri Berisha ritheksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se raporti i senatorit zviceran Dick Marti ka akuza të pabazuara, madje e krahasoi raportin e zotit Marti me raportin e kryeprokurorit të krimeve të luftës në Serbi, Vukçeviç.

Lidhur me çështjen më të mprehtë të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shtetin palestinez, kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare mbështet plotësisht idenë e një Palestine të pavarur, por ai u bëri thirrje palestinezëve që të vazhdojnë bisedimet me Izraelin në bazë të nismës së re të Kuartetit për paqen në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG