Lidhje

Kryeministri Berisha, thirrje opozitës të heqë dorë nga vendimi për të mos votuar ligje


Kryeministri Berisha, thirrje opozitës të heqë dorë nga vendimi për të mos votuar ligje
Kryeministri Berisha, thirrje opozitës të heqë dorë nga vendimi për të mos votuar ligje

Kryeministri Sali Berisha i bëri sot ftesë opozitës të heqë dorë nga vendimi i saj për të mos votuar asnjë ligj në parlament ndërkohë që kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci i kërkoi atij të ulej për të zgjidhur krizën politike.

Sipas kryeministrit, asnjë opozitë nuk mund të deklarojë se s’do të votojë asnjë ligj, pasi kjo, tha ai, e nxjerr atë jashtë misionit për të cilin është zgjedhur nga votuesit. Kryeministri bëri dhe një herë thirrje për bashkëpunim me opozitën duke premtuar se për çdo ligj do të diskutohet me të në frymën e kompromisit dhe se për ligjet me tre të pestat për miratimin e të cilave është e domosdoshme vota e opozitës, kryeministri tha se amendamentet e deputetëve socialistë do të jenë përcaktuesë.

Por kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci i kërkoi kryeministrit të ulet dhe të zgjidhë krizën politike duke u shprehur për nevojën e një dialogu real që do të bënte funksionale demokracinë shqiptare. Ai shtoi se opozita nuk do të jetë kukulla e pushtetit dhe se do të këmbëngulë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Socialistët vendosën një ditë më parë të kushtëzojnë sërish marrëdhëniet e tyre me parlamentin pas dështimit të përpjekjeve për gjetjen një zgjidhjeje të ngërcit lidhur me hetimin e zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ashtu sic kishin paralajmëruar ata sot braktisën punimet e parlamentit në momentin e votimit.

XS
SM
MD
LG