Lidhje

Berisha: Letra e Stefan Fyle, ftesë për kompletimin e reformës zgjedhore

  • Raimond Kola
  • Zëri Amerikës

Berisha: Letra e Stefan Fyle, ftesë për kompletimin e reformës zgjedhore

Berisha: Letra e Stefan Fyle, ftesë për kompletimin e reformës zgjedhore

Kryeministri shqiptar Sali Berisha foli sot për gazetarët në një konferencë shtypi pas një serie takimesh dy ditore të zhvilluara në Sarandë dhe në zonat e Qarkut të Gjirokastrës. Çështja e investimeve në rajon dhe në zonat ku banon edhe pakica greke, librealizimi i vizave, vendimi i opozitës për të mos miratuar ligjin për gjykatat administrative dhe zhvillimet e fundit politike ishin në qendër të takimit të kryeministrit Berisha me median.

I pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me letrën e fundit të Komisionierit të Bashkimit Europian Fule, zoti Berisha tha se Letra ishte një ftesë për kompletimin e reformës zgjedhore . Ata qe përdorin letra ne mendjen e tyre si argument për të mos u angazhuar në zgjidhjen e problemeve gabojnë rëndë, tha zoti Berisha , duke iu referuar qëndrimeve të opozitës së majtë.

Një ditë më parë Partia Socialiste e falënderoi Komisionerin Fule për shqetësimin për situatën politike në Shqipëri dhe tha se letra e tij është një kërkesë e mesazh i qartë për kryeministrin Berisha që të angazhohet për të gjetur zgjidhjen e krizës.

Duke iu refruar reformës zgjedhore zoti Berisha tha se kryetarit te opzotes i është thënë që të hartojë cdo amendament për zgjedhjet e ardhshme për të pasur siguritë maksimale. Qeveria eshte e gatshme të votojë të gjitha dispozitat ligjore që do të propozonte opozita për garancitë për procesin zgjedhor me të vetmin kusht që ato t'i dërgohen për mednim Komisionit të Venecias dhe OSBE –ODHIRIT tha zoti Berisha.

Kryeministri u shpreh me tone të ashpra ndaj opozitës për mosvotimin e ligjit per Gjykatën Administrative. Kjo Gjykatë ishte interesi më i mirë i të gjithë biznesmenëve , sepse do të zgjidhte çdo lloj kundërshtie që do të lindte midis ekzekutivit, arbitraritetit të tij dhe biznesit në radhë të parë, plus që do t’u shërbente të gjitha problemeve administrative, për t’i zgjidhur në një mënyrë më të mirë, më ligjore dhe më të bazuar, tha zoti Berisha.

Kryeministri vlerësoi lart në konferencën e shtypit në Gjirokastër rolin e projekteve të Agjensisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, te cilat kane kontribuar , sic tha ai , vecanerisht ne luftën ndaj korrupsionit.

XS
SM
MD
LG