Lidhje

Kryeministri britanik denoncon qeverinë e Iranit


Kryeministri britanik David Cameron mbajti një fjalim në parlamentin izraelit sot duke denoncuar qeverinë e Iranit si një regjim despotic dhe duke akuzuar Teheranin se po ndërmerr përpjekje të neveritshme për të armatosur militantët palestinezë.

Zoti Cameron tha se Britania do të qëndrojë përkrah Izraelit në kundërshtimin e një Irani bërthamor dhe në luftën kundër ekstremizmit islamik.

Ai tha gjithashtu se do të luftojë përpjekjet për të bojkotuar Izraelin apo për ta delegjitimuar atë. Disa biznese dhe fonde pensionesh në Evropë kanë ndërprerë investimet apo tregëtinë me firmat izraelite që thonë se lajnë të lidhura me vendbanimet hebraike.

Udhëheqësi britanik konservator, në vizitën e tij të parë në Izrael që kur morri postin në vitin 2010, e përdori gjithashtu fjalimin e tij për të treguar mbështetje ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshja paqe izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG