Lidhje

Kryeministri britanik do të bëjë vizitë zyrtare në SHBA

  • Zëri Amerikës

Kryeministri britanik do të bëjë vizitë zyrtare në SHBA

Kryeministri britanik do të bëjë vizitë zyrtare në SHBA

Shtëpia e Bardhë bëri të njohur se kryeministri britanik David Cameron do të vijë për një vizitë zyrtare në Washington muajin e ardhshëm. Në njoftim thuhej se zoti Cameron dhe bashkëshortja e tij Samanta është në plan të vijnë më 13 mars për një vizitë dy-ditëshe.

Presidenti Obama dhe udhëheqësi birtanik pritet të diskutojnë për luftën në Afganistan dhe shqetësimet në rritje mbi programin bërthamor të Iranit. Ata pritet po ashtu të diskutojnë mbi takimet në muajin maj të NATO-s dhe të Grupit të 8-ëshes në qytetin e Çikagos.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për vizitën, thuhej se presidenti Obama dhe kryeministri britanik kanë krijuar një lidhje të veçantë personale, që kur zoti Cameron erdhi në fuqi në vitin 2010. Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama ishin për një vizitë zyrtare në Londër vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG