Lidhje

Kryeministri britanik kerkon falje zyrtare për vrasjen e protestuesve në vitin 1972


Kryeministri britanik kerkon falje zyrtare për vrasjen e protestuesve në vitin 1972
Kryeministri britanik kerkon falje zyrtare për vrasjen e protestuesve në vitin 1972

Kryeministri britanik David Cameron ka kerkuar falje zyrtare për vrasjen e protestuesve të paarmatosur katolikë në vitin 1972 në Irlandën e Veriut në atë që njihet “E Diela e Përgjakshme”, duke i quajtur vrasjet të pajustifikueshme.

Zoti Cameron foli para parlamentit të martën nderkohë që qeveria publikoi raportin shumë të pritur mbi vrasjet nga forcat britanike.

Kryeministri tha se të gjithë të vrarët me 30 janar 1972 në Londonderry ishin të pafajshëm dhe se askush prej tyre nuk ishte i armatosur. Ai tha se ushtarët britanik nuk paralajmëruan para se të hapnin zjarr.

Zoti Cameron tha se disa nga ushtarët e intervistuar në hetimin e vitit 1972 genjyen me qëllim dhe se askush nuk ishte kercenuar me shishe benzine apo gozhda sikurse kishin pretenduar ata.

Mijëra brohoritën në rrugët në Londonderry ndekohë që fliste zoti Cameron. E dilela e Përgjakshme ishte një prej akteve më të dhunëshme gjatë konfliktit 30 vjeçar ndermjet protestanëve dhe katolikëve në Irlandën e Veriut.

XS
SM
MD
LG