Lidhje

Kryeministri Cameron i dërgon britanikëve mesazh optimist për Vitin e Ri


Kryeministri Cameron i dërgon britanikëve mesazh optimist për Vitin e Ri
Kryeministri Cameron i dërgon britanikëve mesazh optimist për Vitin e Ri

Kryeministri britanik David Cameron i dërgoi britanikëve një mesazh optimist për Vitin e Ri, duke cituar Lojërat Olimpike dhe Jubileun e Diamandët të Mbretëreshës Elizabet, që feston këtë vit 60 vjetorin e sundimit të fronit të monarkisë britanike.

Zoti Cameron tha sot se ndërsa ekonomia po kalon kohë të vështira, këto dy ngjarje këtë vit në vendin e tij, do t’i përqëndrojnë sytë e botës tek Britania”. Ai tha se vëmendja e botës do ta nxisë Britaninë të shohë drejt së ardhmes dhe të ndjehet krenare për arritjet e deritanishme. Kryeministri britanik tha se qeveria e koalicionit do të bëjë ç’është e mundur për ta fuqizuar vendin gjatë vitit 2012.

XS
SM
MD
LG