Kryeministri grek Lucas Papademos po i nxit aleatët politikë që të mbështesin një paketë shpëtimi në mënyrë që të shmanget një dështim i qeverisë, pasi ministri i tij i financave paralajmëroi se kishin mbetur vetëm pak orë për të arritur një marrëveshje.
Zoti Papademos mbajti një takim urgjent pasi ministri i financave Evangelos Venizelos paralajmëroi se qeveria kishte afat deri sot në mbrëmje që të arrinte të realizonte një paketë financiare. Venizelo e bëri deklaratën pasi minisrat e Eurozonës kërcënuan që të ndërprisnin fondet nëse Greqia nuk paraqet prova për reforma.
Athina është përpjekur, deri tani pa sukses që të përgjysmojë borxhin që i ka 32 institucioneve të mëdha financiare, një shkurtim prej 130 miliardë dollarë. Njëkohësisht po kërkon miratimin për një fond të ri prej 169 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe 16 vendet e tjera të Eurozonës.