Lidhje

WWF: Ndotja toksike në Hungari, rezultat i neglizhencës dhe paaftësisë në menaxhim


WWF: Ndotja toksike në Hungari, rezultat i neglizhencës dhe paaftësisë në menaxhim
WWF: Ndotja toksike në Hungari, rezultat i neglizhencës dhe paaftësisë në menaxhim

Një grup për mbrojtjen e amebjentit thotë se depozita që u ça në fillim të javës dhe shkaktoi rrjedhjen toksike në Hungari, kishte muaj që ishte krisur.

Fondi Botëror i Florës dhe Faunës tha se rrjedhja toksike mund të ishte shmangur. Organizata me bazë në Zvicër tha se fotografitë e marra nga ajri në qershor dhe të publikuara në faqen e internetit, tregojnë qartë se kishte rrjedhje nga rezervuari i mbetjeve toksike.

Drejtori i Fondit Botëror të Florës dhe Faunës thotë se incidenti tregon neglizhencë dhe rregulla të dobëta të mirëmbjatjes së objektit.

Rezervuari shpërtheu të hënën në fabrikën e metaleve Ajkai Timfoldgyar, rreth 160 km në perëndim të Budapestit.

Menaxheri i përgjithshëm i kompansië së aluminit ku depozitohen mbetjet toksike, i tha Zërit të Amerikës se muri i krisur nuk ishte “gabim njerëzor”. Por kryeministri hungarez Viktor Orban e ka hedhur poshtë deklarimin e menaxherit. Orban tha se përgjegjësit do të ndëshkohen sipas ligjit.

Sot kryeministri hungarez tha se muret e depozitës nga rrodhën tonelata të tëra me mbetje toksike, “janë pranë shkatërrimit të plotë”.

Viktor Orban tha se në muret e rezervuarit janë shfaqur shenja krisjeje. Ai tha se rreth 500 mijë metra kub material gërryes do të derdhet nëse muret bien.

Zoti Orban i bëri komentet pasi autoritetet evakuan zonën e Kolontarit, e cila është pranë depozitës së dëmtuar.

XS
SM
MD
LG