Lidhje

Papandreu: Shpejt, bisedimet për koalicionin


Papandreu: Shpejt, bisedimet për koalicionin
Papandreu: Shpejt, bisedimet për koalicionin

Kryeministri grek Jorgo Papandreu tha se do të fillojë shpejt bisedimet për të formuar një qeveri të re të koalicionit që do të sigurojë vazhdimin e fondeve të shpëtimit.

Zoti Papandreu i bëri komentet sot pas një takimi me presidentin Karolos Papulias dhe disa orë pasi i mbijetoi një votëbesimi në parlament.

Por udhëheqësi i opozitës Antonis Samaras u përgjigj duke përsëritur thirrjen e tij për zgjedhje të menjëhershme. Samaras kishte kërkuar dorëheqjen e zotit Papandreu duke thënë se ai rrezikoi pozitën financiare të Greqisë në botë duke bërë thirrje për referendumin. Zoti Papandreu ka paralajmëruar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte katastrofike.

Presidenti grek Karolos Papulias tha se do të takohet nesë me zotin Samaras për të diskutuan ngërçin për krijimin e një qeverie të bashkimit.

Kryeministri fitoi votëbesimin pasi tha se ishte i gatshëm të diskutonte për një qeveri me bazë të gjerë për të miratuar një marrëveshje të rëndësishme për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi dhe për të stabilizuar vendet që përdorin euron.

XS
SM
MD
LG