Lidhje

Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki takohet me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

  • Zëri Amerikës

Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki takohet me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki takohet me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, takohet sot me Kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar të ardhmen e Irakut, pas tërheqjen së të gjitha forcave nga ky vend i Lindjes së Mesme në fund të këtij muaji.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit do të zhvillojnë bisedime në përpjekje për “hapjen e një kapitulli të ri” në partneritetin e tyre strategjik.

Zoti Maliki mbërriti në Uashington dje dhe pritej të kishte një darkë me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton. Ai pritet gjithashtu të zhvillojë bisedime edhe me Zv/presidentin Xho Bajden gjatë vizitës së tij dy ditore në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Bajden vizitoi Irakun muajin e kaluar. Ai u tha udhëheqësve irakianë se Shtetet e Bashkuara dhe Iraku po shkojnë në një rrugë të re.

Rreth 7 mijë trupa amerikane kanë qënë në Irak për më shumë se 8 vjet pas ndërhyrjes ushtarake amerikane atje për përmbysjen e diktatorit Sadam Husein.

XS
SM
MD
LG