Lidhje

Kryeministri i Japonisë, thirrje për rindërtimin e ekonomisë

  • Zëri Amerikës

Kryeministri i Japonisë, thirrje për rindërtimin e ekonomisë

Kryeministri i Japonisë, thirrje për rindërtimin e ekonomisë

Kryeministri i Japonisë i bëri thirrje vendit të mobilizohet për rindërtimin e ekonomisë e cila është dëmtuar nga tërmeti masiv, cunami, ndërprerja e energjisë elektrike dhe rrjedhja e radioaktivitetit nga uzina bërthamore.

Kryeministri Naoto Kan i bëri thirrje popullit japonez të blejë produktet e prodhuara në zonën verilindore të vendit që është goditur nga fatkeqësia, dhe tha se qeveria po përpiqet të shmangë ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë elektrike.

Kryeministri Kan foli pas një tërmeti tjetër që goditi vendin dje vonë, duke vrarë të paktën 4 persona dhe plagosur rreth 100 të tjerë. Epiqendra e tërmetit me fuqi 7.1 ballë ishte në bregun verilindor të Japonisë, rajoni që është goditur më shumë katër javë më parë nga tërmeti me fuqi 9 ballë i pasuar nga cunami i fuqishëm.

Qindra mijëra njerëz të cilët kanë humbir furnizimin me energji elektrike gjatë tërmetit të ditës së djeshme edhe sot ishin pa drita. Tërmeti i djeshëm ka dëmtuar disa stacione të prodhimit të energjisë elektrike dhe përkohësisht shkaktoi ndërprerjen e furnizimit të energjisë elektrike të disa uzinave bërthamore. Një sasi e ujit me substanca radioaktive ka rrjedhur brenda reaktorëve në uzinën Onagawa në verilindje të vendit.

Kompania e Energjisë Elektrike në Tokio ka thënë se nuk ka shenja që tregojnë se tërmeti ka shkaktuar probleme të reja në uzinën e dëmtuar bërthamore të Fukushimës.

XS
SM
MD
LG