Lidhje

Kryeministri i Pakistanit: 20 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet


Kryeministri i Pakistanit: 20 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet
Kryeministri i Pakistanit: 20 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet

Kryeministri i Pakistanit Jusuf Raza Gilani tha sot se 20 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet, më të mëdhatë që kanë goditur ndonjëherë vendin.

Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e dhënë nga Kombet e Bashkuara, e cila bën fjalë për 14 milion njerëz.

Zoti Gilani i bëri komentet në një fjalim drejtuar vendit me televizion ndërkohë që Pakistani shënon festën e pavarësisë.

Autoritetet thanë se si pasojë e përmbytjeve kanë vdekur 1 milion e 600 mijë njerëz dhe janë shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 700 mijë shtëpi.

Zyrtarët gjithashtu konfrmuan edhe rastin e parë me kolerë në Mingora, në disitriktin veriperëndimor Suat. Dyshohet edhe për raste të tjera të sëmundjes vdekjeprurse.

XS
SM
MD
LG