Lidhje

Kryeministri i Turqisë kërkon falje për vrasjet e kurdëve në vitet 30-të


Kryeministri i Turqisë kërkon falje për vrasjet e kurdëve në vitet 30-të
Kryeministri i Turqisë kërkon falje për vrasjet e kurdëve në vitet 30-të

Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdohan kërkoi të falur për vrasjet në vitet 30-të të rreth 14 mijë njerëzve gjatë një kryengritjeje kurde, apologjia e parë publike e qeverisë për ato vrasje.

Kemal Kilikdaroglu i Partisë Republikane të Popullit, partia kryesore e opozitës, kërkoi dje që Turqia të njihte veprimet e saj të së kaluarës.

Mes viteve 1936 dhe 1939, qeveria turke vrau 13,806 njerëz në qytetin juglindor Tunkeli. Në kohën e vrasjeve, qyteti u emërtua Dersim.

Zoti Erdohan tha dje se nëse ishte e nevojshme një apologji në emër të shtetit, ai po e bënte atë. Por ai i bëri thirrje Partisë Republikane të Popullit të zotit Kilikdaroglu që të bënte gjithashtu apologjinë e saj për vrasjet sepse ishte partia në pushtet e asaj kohe.

XS
SM
MD
LG