Lidhje

Kryeministri irakian: Tërheqja e trupave nga çështja e imunitetit

  • Zëri Amerikës

Kryeministri irakian: Tërheqja e trupave nga çështja e imunitetit

Kryeministri irakian: Tërheqja e trupave nga çështja e imunitetit

Presidenti Obma deklaroi se trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku deri në fund të vitit

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki tha se vendimi amerikan për tërheqjen e trupave nga Iraku deri në fund të vitit erdhi pasi qeveria e tij refuzoi të garantojë imunitet për anëtarët e shërbimit amerikan në Irak.

Zoti Maliki foli me gazetarët sot një ditë pasi presidenti Barak Obama njoftoi tërheqjen. Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar imunitet për një grup të vogël trupash që do të mbeteshin në Irak për të ndihmuar me stërvitjen ushtarake dhe për të përballur influencën e Iranit fqinj.

Rreth 39 mijë trupa amerikane janë në irak nga 165 mijë që ishin në vitin 2008. Po sot sekretarja e Shtetit Hillary Clinton premtoi se tërheqja e trupave nuk është fundi i angazhimit amerikan në Irak.

XS
SM
MD
LG