Lidhje

Kryeministri irakian u kërkon autoriteteve kurde të dorëzojnë nënpresidentin al-Hasheimi

  • Zëri Amerikës

Kryeministri irakian u kërkon autoriteteve kurde të dorëzojnë nënpresidentin al-Hasheimi

Kryeministri irakian u kërkon autoriteteve kurde të dorëzojnë nënpresidentin al-Hasheimi

Nën presidenti irakian Tariq al-Hashemi thotë se akuzat se ai ka komplotuar për vrasjen e zyrtarëve të tjerë qeveritarë janë të motivuara politikisht nga kryeministri, i cili synon të konsolidojë pushtetin e tij pas tërheqjes së trupave amerikane këtë muaj. Në një intervistë me Zërin e Amerikës sot, zoti Hashemi tha se kryeministri Nuri Al Maliki kontrollon forcat e sigurisë dhe të zbulimit dhe nuk i lejon zytarët e tjerë të ndërhyjnë. Nënpresidenti u largua për në rajonin gjysëmautonom kurd në Irakun verior për t’i shpëtuar një urdhër arresti javën e kaluar.

Sot kryeministri irakian Nuri Al Maliki i bëri thirrje autoriteteve kurde të dorëzojnë nënpresidentin Tariq al-Hashemi, ndaj të cilit janë ngritur akuza për komplot për vrasjen e zyrtarëve të qeverisë irakiane. Zoti Maliki e bëri kërkesën sot në një konferencë shtypi në Bagdad, ku tha se zoti Hashemi duhte të përballet me sistemtin gjyqësor. Tarik al-Hashemi, i sektit suni, i mohoi akuzat nga qeveria e udhëhequr nga shiitët, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se tre nga rojet personale të Hashemit pranuan se kishin vendosur bomba që kishin si objektiv qeverinë irakiane.

XS
SM
MD
LG