Lidhje

Kryeministri irlandez përballet me kritika për paketën financiare

  • Zëri Amerikës

Kryeministri irlandez përballet me kritika për paketën financiare

Kryeministri irlandez përballet me kritika për paketën financiare

Kryeministri irlandez Brajën Kauën po përballet me përplasje politike në vendin e tij për mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e paketës së ndihmave prej 113 miliard dollarësh për Irlandën.

Opozita po proteston ndaj dispozitave për kreditë që e detyrojnë qeverinë e Dublinit të marrë miliarda dollarë nga fondi i pensioneve. Zoti Kauën këmbëngul se ndihma e miratuar dje nga Brukseli ishte oferta më e mirë e propozuar, dhe se kjo paketë do ta lejojë qeverinë të vazhdojë punën pa ngritur taksat apo shkurtuar shpenzimet.

Megjithatë partia opozitare Fine Gael kërkon që zoti Kauën të japë dorëheqjen për mënyrën e trajtimit të krizës. Një zëdhënës i kësaj partie tha se kushtet e marrëveshjes me BE-në dhe FMN-së e kanë frikësuar publikun irlandez.

XS
SM
MD
LG