Lidhje

Kryeministri irlandez tha se nuk do të japë dorëheqjen si kreu i partisë në fuqi

  • Zëri Amerikës

Kryeministri irlandez tha se nuk do të japë dorëheqjen si kreu i partisë në fuqi

Kryeministri irlandez tha se nuk do të japë dorëheqjen si kreu i partisë në fuqi

Kryeministri irlandez Brajën Kouen, i cili ndodhet në pozitë të vështirë, tha se nuk do të japë dorëheqjen si kreu i partisë në fuqi Fianna Fail, por do të pranojë t’i nënshtrohet një votëbesimi në parti.

Vendimi i zotit Kouen, i shpallur sot në Dublin, vjen pas shumë ditë konsultimesh me deputetët e partisë, shumë prej të cilëve duan që ai të japë menjëherë dorëheqjen.

Kryeministri ndodhet nën trysninë e madhe të opozitës dhe të publikut, pas masave të ashpra shtrënguese që u detyrua të marrë vendi i cili është zhytur në borxhe. Vitin e kaluar, Irlanda pranoi një paketë shpëtimi prej 113 miliard dollarësh.

Kundërshtarët e kanë kritikuar qeverinë se ka garantuar depozitat e bankave irlandeze që falimentuan.

XS
SM
MD
LG