Lidhje

Kryeministri italian mundohet të qetësojë protestuesit në Napoli

  • Zëri Amerikës

Kryeministri italian mundohet të qetësojë protestuesit në Napoli

Kryeministri italian mundohet të qetësojë protestuesit në Napoli

Kryeministri italian Silvio Berluskoni premtoi të kompensojë një qytet pranë Napolit ku pati protesta të dhunshme rreth planeve për të ndërtuar një qendër të madhe për hedhjen e plehrave për të lehtësuar këtë problem serioz të këtij rajoni.

Në një takim të kabinetit sot, zoti Berluskoni njoftoi se qeveria do të ofrojë 20 milionë dollarë për qytetin Terzigno. Dje rreth 20 policë u plagosën gjatë protestave me banorët rreth ndertimit të qendrës së mbeturinave, për të cilën kritika thotë është më e madhja në Evropë.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë pranë një vendi tjetër për përpunimin e mbeturinave po në këtë zonë. Banorët janë kundër planeve për të ndërtuar qendra të reja për përpunimin e mbeturinave në afërsi të komuniteteve të tyre pasi ata janë të shqetësuar rreth mundësisë së ndotjes nga lëndë toksike.

XS
SM
MD
LG