Lidhje

Qeveria e re italiane fiton votëbesimin e dytë


Qeveria e re italiane fiton votëbesimin e dytë
Qeveria e re italiane fiton votëbesimin e dytë

Në Romë, qeveria e kryeministrit të ri Mario Monti fitoi votëbesimin e dytë në parlament, duke siguruar mbështetje për planin e tij ekonomik për të ndihmuar në pakësimin e borxhit prej 2,6 trilionë dollarësh.

Deputetët e Dhomës së ulët të parlamentit dhanë miratimin sot për bankierët, afaristët dhe profesorët e universiteteve që zoti Monti ka emëruar në kabinetin e tij duke eliminuar çdo politikan. Dhoma e lartë e parlamentit i dha dje votëbesimin kryeministrit të ri.

Zoti Monti, një profesor ekonomie dhe ish komisioner i Bashkimit Evropian mori detyrën e kryeministrit të mërkurën dhe ka premtuar të zbatojë reforma të rrepta për të sjellë rritje ekonomike. Ai tha se italianët janë të gatshëm të bëjnë sakrifika për të çuar përpara ekonominë e vendit.

Evropa ka ndihmuar tashmë financiarisht tre vende – Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë – por ekonomia italiane është e treta më e madhja në Eurozonë dhe konsiderohet si shumë e vështirë për t’u ndihmuar.

XS
SM
MD
LG