Lidhje

Kryeministri izraelit Netanjahu vazhdon vizitën në SHBA


Kryeministri izraelit Netanjahu vazhdon vizitën në SHBA
Kryeministri izraelit Netanjahu vazhdon vizitën në SHBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se është i gatshëm të bëjë “kompromise të dhimbshme” për paqe me palestinezët, por se Izraeli nuk do të kthehet në kufijtë para vitit 1967.

Zoti Netanyahu u prit me duartrokitje sot në një sesion të Kongresit amerikan. Ai tha se vendi i tij nuk do të kthehet në ato që i quajti kufij “të pambrojtur” para luftës gjashtë ditore të vitit 1967.

Ai tha se konflikti nuk ka qënë asnjëherë për formimin e një shteti palestinez, por mos gadishmëria e palestinezëve për të pranuar një shtet hebraik. Ai tha se Izraeli do të tregohet zemërgjerë në përmasat e shtetit palestinez, por se Jeruzalemi nuk do të ndahet asnjëherë.

Zoti Netanjahu tha se paqja mund të arrihet vetëm përmes negociatave, dhe se Izraeli nuk do të negociojë me një qeveri palestineze që mbështetet nga grupi militant islamik Hamas, të cilin ai e cilësoi si një version palestinez të Al-Kaidës.

Zoti Netanyahu paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e një Irani të armatosur me armë bërthamore, duke shtuar se ëndrra e keqe e terrorizmit bërthamor do të jetë një rrezik i qartë dhe prezent në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG