Lidhje

Kryeministri kinez flet për nevojën e reformave politike


Kryeministri kinez Uën Gja-bao, i cili pritet të largohet nga politika, paralajmëroi se pa reforma politike vendi rrezikon të kalojë në problemet politike që ndodhën gjatë Revolucionit të dhunshëm Kulturor nga viti 1966 deri në 1976. Ai paralajmëroi se arritjet ekonomike të tre dekadave të fundit mundet gjithashtu të humbasin pa reforma politike.

Zoti Uën i bëri komentet për gazetarët pas mbylljes së takimit vjetor të Asamblesë Kombëtare në Pekin, në një konferencë shtypi që mund të jetë e fundit para se ai të dalë në pension vitin e ardhshëm.

Kryeministri kinez theksoi nevojën për reforma politike për të siguruar përparim ekonomik dhe për të shmangur paqendrueshmërinë sociale.

“Pa një reformë strukturore politike të suksesshme, do të jetë e pamundur të realizojmë një reformë ekonomike të suksesshme dhe mund t’i humbasim arritjet e deritanishme. Problemet e reja që kanë lindur në shoqërinë kineze mund të mos zgjidhen plotësisht”.

Zoti Wen paralajmëroi se arritjet ekonomike të tre dekadave të fundit mundet gjithashtu të humbasin pa reforma politike.

Kryeministri ka qenë prej kohësh udhëheqësi që ka folur më hapur për nevojën e reformave megjithëse edhe kësaj here ai nuk e tha qartë se ku duhet të konsistonin këto reforma.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG