Lidhje

Kryeministri kinez flet në Parlament mbi përparësitë e qeverisë


Kryeministri kinez flet në Parlament mbi përparësitë e qeverisë
Kryeministri kinez flet në Parlament mbi përparësitë e qeverisë

Sot kryeministri kinez Uen Gjiabao ka mbajtur një fjalim dy orësh në hapje të seancës së parlamentit kinez, duke nënvizuar përparësitë e qeverisë dhe programet për vitin 2011. Ai është zotuar se qeveria do të shpenzojë më tepër për programet sociale, dhe për të shkallëzuar më tej luftën kundër inflacionit, në përpjekje për të lehtësuar trazirat sociale në vendin me popullsinë më të madhe të botës.

Në këtë fjalim i cili për Kinën ka të njejtën rëndësi ashtu sikurse fjalimi i presidentit amerikan para dy dhomave të Kongresit, kryeministri Uen tha para afërsisht 3 mijë delegatëve, se shqetësimet kryesore të qeverisë janë inflacioni, marrja e paligjshme e pronave, siguria e ushqimit dhe korrupsioni.

Kryeministri kinez u zotua për rritjen e të ardhurave, rritjen e pagave minimale dhe pensioneve, heqjen e taksave për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe rritjen e shpenzimeve për arsimin dhe sigurimin shëndetësor. Kryeministri Uen Gjiabao gjithashtu ka vendosur si objektiv rritjen e ekonomisë me 7 përqind gjatë 5 viteve të ardhshme, pas rritjes ekonomike pre 10,3 përqind që kishte vendi vitin e kaluar.

Zoti Wen tha gjithashtu se ai e kupton pakënaqësinë e popullit ndaj korrupsionit dhe pabarëzisë së pagave, prandaj ai tha se qeveria do t’i rrisë shpenzimet këtë vit me 12,5 për qind. Ai tha se përparësi e qeverisë do të jetë lufta kundër rritjes së çmimeve dhe të shtëpive të banimit, duke shtuar që këto janë probleme që kanë të bëjnë me stabilitetin social.

XS
SM
MD
LG