Lidhje

Hariri, Libani duhet të përdorë dialogun për t’i dhënë fund krizës politike


Hariri, Libani duhet të përdorë dialogun për t’i dhënë fund krizës politike
Hariri, Libani duhet të përdorë dialogun për t’i dhënë fund krizës politike

Kryeministri libanez Saad Hariri thotë se Libani duhet të përdorë dialogun për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Këto ishin komentet e para publike të zotit Hariri që kur Hezbollahu imponoi rënien e qeverisë së vendit. Ai tha se vendi nuk ka alternativë tjetër veç dialogut.

Zoti Hariri u kthye në Bejrut pas konsultimeve me Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Turqinë mbi përmbysjen e qeverisë së tij.

Të mërkurën deputetët e Hezbollahut dhe aleatët e tyre dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj hetimit të mbështetur nga OKB-ja lidhur me vrasjen e të atit të tij, ish kryeministrit Rafik Hariri.
Mediat njoftojnë se aktpadia e gjykatës ka të ngjarë të përfshijë anëtarë të Hezbollahut. Grupi ka mohuar përfshirjen në vrasje.

Zoti Hariri po takohej me presidentin Barak Obama në Uashington të mërkurën kur 11 anëtarët opozitarë të kabinetit të tij dhanë dorëheqjen.

Presidenti libanez Mishel Sulejman do të fillojë konsultimet të hënën me grupet parlamentare për të emëruar një kryeministër të ri.

XS
SM
MD
LG