Lidhje

Kryeministri Papandreu thotë se Greqia nuk do të falimentojë

  • Zëri Amerikës

Kryeministri grek George Papandreu thotë se vendi i tij nuk ka plane për të ristrukturuar borxhin masiv dhe nuk do të falimentojë.

Zoti Papandreu tha për kanalin televiziv Bloomberg në Nju Jork të hënën se falimentimi në shlyerjen e borxheve do të ishte një tragjedi për Greqinë.

Por, duke mos marrë parasyshë parashikimet nga ekspertët, ai përjashtoi çdo plan për të ristrukturuar borxhet, një lëvizje rutinë kjo nga qeveria dhe të tjerë që përballen me falimentimin.

Më pas, zoti Papandreu vizitoi bursën e Nju Jorkut dhe drekoi me presidentin e Wall Street-it dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ai tha se Greqia po realizon synimet e saj për zbatimin e reformave ekonomike dhe shkurtimin e shpenzimeve. Ai parashikon se Greqia do të fitojë besimin e investorëve.

Athina thotë se defiçiti grek u tkurr 32.3 përqind gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, duke tejkaluar parashikimet. Zoti Papandreu do të takohet sot me nënpresidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG