Lidhje

Medvedev, akuzat për manipulime në zgjedhjet parlamentare duhen hetuar

  • Zëri Amerikës

Medvedev, akuzat për manipulime në zgjedhjet parlamentare duhen hetuar

Medvedev, akuzat për manipulime në zgjedhjet parlamentare duhen hetuar

Presidenti rus Dmitry Medvedev tha se akuzat për manipulime që çuan në protesta të mëdha pas zgjedhjeve parlamentare të së djelës duhen hetuar.

Zoti Medvedev tha se sistemi elektoral i Rusisë nuk është perfekt. Por ai shtoi se beson se rezultatet reflektojnë preferencat politike të shoqërisë ruse dhe se vëzhguesit politik janë dakort se zgjedhjet ishin organizuar mirë.

Presidenti Medvedev i bëri thirrje rusëve të jenë të qetë gjatë hetimit dhe tha se protestat janë të drejta përsa kohë që kryen sipas ligjit.

Ndërkohë, Kryeministri rus Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se nxitën opozitën pas zgjedhjeve. Partia Rusia e Bashkuar e zotit Putin fitoi votimet e së djelës por me një shumicë shumë më të reduktuar parlamentare.

Sekretarja Klinton tha të martën se zgjedhjet parlamentare në Rusi nuk ishin as të lira as të ndershme, dhe se rezultatet kanë ngritur “shqetësime serioze.”

Organizatorët e opozitës kanë planifikuar katër protesta të tjera madhore që do të mbahen gjatë dhjetë ditëve të ardhshme. E para është planifikuar për të shtunën në afërsi të Kremlinit. Autoritetet i kanë dhënë leje gati 300 vetëve por 23 mijë të tjerë kanë premtuar të marrin pjesë.

XS
SM
MD
LG