Lidhje

Kryeministri rus Putin në Slloveni për çëshje energjetike

  • Zëri Amerikës

Kryeministri rus Putin në Slloveni për çëshje energjetike

Kryeministri rus Putin në Slloveni për çëshje energjetike

Kryeministri rus Vladimir Putin do të vizitojë Slloveninë dhe Serbinë këtë javë për bisedime që pritet të përqendrohen në fushën energjetike.

Serbia dhe Sllovenia kanë rënë dakord të lejojnë kalimin e një tubacioni nga Deti i Zi për në destinacionet e Evropës perëndimore përmes territoreve të tyre.

Sot, zoti Putin do të takohet me presidentin slloven Danillo Tyrk dhe kryeministrin Borut Pahor në kryqytetin Lubljana për të qartësuar detajet e fundit për zbatimin e projektit South Stream ose Rrjedha e Jugut. Të dy palët gjithashtu pritet të nënshkruajnë edhe projekte të tjera të bashkëpunimit ekonomik.

Të mërkurën, delegacioni rus i udhëhequr nga zoti Putin ndalet në kryeqytetin serb, Beograd. Serbia nënshkroi një marrëveshje të rendësishme me Rusinë në vitin 2008, e cila gjithashtu përfshin marrjen e kompanisë serbe të naftës NIS nga Gazpromi rus. Serbia e konsideron Rusinë të jetë partneri kryesor ekonomik si dhe aleati i saj politik.

XS
SM
MD
LG