Lidhje

Kryeministri serb merr masa për shkarkimin e zëvendësit të tij

  • Zëri Amerikës

Kryeministri serb merr masa për shkarkimin e zëvendësit të tij

Kryeministri serb merr masa për shkarkimin e zëvendësit të tij

Kryeministri serb thotë se ka ndërmarrë hapa për të shkarkuar zëvendësin e tij Mladan Dinkic pas kritikave të tij në rritje në adresë të kabinetit.

Kryeministri Mirko Cvetkovic tha se i kishte thënë sot presidentit Boris Tadiç se qeveria nuk po punon si duhet dhe se ata që rrezikojnë bashkimin e saj duhet të zëvendësohen.

Parlamenti duhet të miratojë propozimin e kryeministrit për shkarkimin e zëvendësit të tij.

Zoti Cvetkovic tha se bisedimet për riorganizimin e qeverisë dhe zëvendësimin e zotit Dinkic do të mbahen brenda dy javësh.

Zoti Dinkic, i cili është edhe ministër ekonomie dhe anëtar i partisë së pakicave G17 Plus, i kishte shtuar kritikat kohët e fundit ndaj përpjekjeve të qeverisë për të zbutur krizën ekonomike të vendit.

Javën e kaluar, mijëra përkrahës të opozitës serbe protestuan kundër qeverisë me thirrjet për zgjedhje të parakohshme dhe reforma ekonomike.

XS
SM
MD
LG