Lidhje

Kryeministri suedez, thirrje për qetësi pas zgjedhjeve


Kryeministri suedez, thirrje për qetësi pas zgjedhjeve
Kryeministri suedez, thirrje për qetësi pas zgjedhjeve

Kryeministri suedez ka bërë thirrje për qetësi pas zgjedhjeve parlamentare nga të cilat një parti që është kundër imigracionit u fut për herë të parë në parlament.


Koalicioni në pushtet i kryeministrit Fredrik Rainfelt u rizgjodh dje, por humbi shumicën parlamentare me një diferencë të ngushtë. Ai ka bërë thirrje për durim deri në tetor kur ai do të njoftojë se si planifikon të udhëheqë qeverinë e pakicës.


Në votimet e djeshme, demokratët e djathtë të Suedisë arritën rezultate historike duke marrë 20 vende në parlament. Kreu i partisë Xhimi Ejkson, i cili kandidoi bazuar në një platformë të fuqishme kundër imigracionit, thotë se partia e tij është e gatshme të bashkëpunojë me koalicionin në pushtet.


Por zoti Rainfelt ka thënë se nuk do të mbështetet tek një parti që shan Islamin.
Kryeministri tha se do të përpiqet të bindë Partinë e Gjelbër për të shmangur një krizë politike. Zyrtarët e Partisë së Gjelbër deri tani nuk e kanë mbështetur aleancën e partive të moderuara dhe konservatore të zotit Rainfelt.

XS
SM
MD
LG