Lidhje

Ukraina në prag të zgjedhjeve presidenciale


Ukraina po përgatitet për zgjedhjet presidenciale që shihen si një moment kyç për vendin e përfshirë në krizë, mes frikës për incidente me dhunë, që mund t’i prishin votimet e së dielës.

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës ju drejtua sot me një fjalim vendit, përrmes televizionit. Arseniy Yatsenyuk tha se ukrainasit nuk do t’i lejojnë “banditët me mbështetje nga jashtë” t’i sabotojnë zgjedhjet. Ky koment i tij i referohet qartë mbështetjes nga Moska të separatistëve në Ukrainën lindore.

Ai tha se ukrainasit kanë paguar me jetën e tyre për “lirinë, begatinë dhe të ardhmen evropiane të Ukrainës”, duke theksuar se kjo është arsyeja përse zgjedhja që do të bëjnë votuesit nesër është kaq e rëndësishme.

Dje Presidenti rus Vladimir Putin u zotua se do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të së dielës në Ukrainën fqinjë, ndërkohë që shprehu shpresën se presidenti i ri i vendit do të ndalë operacionet ushtarake kundër separatistëve në lindje. Zgjedhjet e së dielës mund të jenë kyçi për fundin e armiqësive në lindje të Ukrainës dhe atë mund të ndihmojnë që t’i jepet fund mosmarrëveshjes më të madhe mes Rusisë dhe Perëndimit që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG