Lidhje

Kryengritësit në Libi marrin Axhdabijën, përparojnë drejt Bregës

  • Zëri Amerikës

Kryengritësit në Libi marrin Axhdabijën, përparojnë drejt Bregës

Kryengritësit në Libi marrin Axhdabijën, përparojnë drejt Bregës

Sot në Libi, forcat kryengritëse përparuan drejt portit lindor Brega, nga ku transportohet nafta, disa orë pasi me mbështetjen e sulmeve ajrore të koalicionit të vendeve perëndimore, morën përsëri kontrollin e qytetit Axhdabija në lindje të vendit. Ky është një qytet strategjik, me rezerva të pasura nafte, rreth 160 kilometra në jug të Bengazit, bazë e kryengritësve.

Banorët e festuan fitoren me kërcime nëpër rrugë dhe mbi tanke, me të shtëna armësh dhe duke u rënë borive të makinave. Forcat kryengritëse e patën humbur kontrollin e rajonit më tepër se një javë më parë, por sulmet ajrore të koalicionit kundër forcave qeveritare i ndihmuan ta rimarrin kontrollin e qytetit.

Në qytetin e Misratës, nën kontrollin e kryengritësve, pranë Tripolit, ka njoftime për goditje me predha nga forcat besnime të Moamar Gadafit, si dhe nga forcat e koalicionit.

Zyrtarët libianë ndërkohë po bëjnë përpjekje diplomatike për të zgjidhur krizën në vend, për të zgjidhur krizën që ka përfshirë vendin, ndërsa që forcat e koalicionit vazhdojnë të godasin objektivat pranë qendrave të kryengritësve.

Një delegacion që përfaqëson udhëheqësin libian Moamar Gadafi tha se qeveria është e gatshme të vërë në zbatim “hartën rrugore” të përvijuar nga Bashkimi Afrikan. Delegacioni lëshoi një deklaratë, pas një takimi me pesë vende të Afrikës në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Adeba.

XS
SM
MD
LG