Lidhje

Kryengritësit në Libi marrin nën kontroll një postë kufitare pranë Tunizisë


Kryengritësit në Libi marrin nën kontroll një postë kufitare pranë Tunizisë

Kryengritësit në Libi marrin nën kontroll një postë kufitare pranë Tunizisë

Kryengritësit libianë thonë se kanë marrë nën kontroll një postë kufitare të rëndësishme pranë Tunizisë, por ende po luftojnë për kontrollin e qytetit perëndimor Zuvarah.

Luftëtarët opozitarë hasën në rezistencë të fortë gjatë ditës nga forcat besnike të Moamar Gadafit në përpjekjet e tyre për të përparuar drejt Zuvarës. Ky qytet është një rrugë e rëndësishme furnizuese për Tripolin. Qyteti bregdetar është rreth 50 km larg kufirit me Tunizinë.

Dje, rebelët morën Ras Adxhirin, një postë kufitare në të njëjtën rrugë.

Shumë libianë që jetojnë në kryeqytet nuk kanë energji elektrike ose ujë të pijshëm. Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar Kalimtar, tha sot se grupet e opozitës shpresojnë që kjo “periudhë e vështirë” për banorët e Tripolit të jetë sa më e shkurtër.

Ndërkaq, avionët luftarakë të NATO-s bombarduan dje një bunker në qytetin e lindjes së udhëheqësit libian Gadafi. Udhëheqësi i Libisë është larguar që kur kryengritësit morën Tripolin. Sirte konsiderohej si vendi ku ai mund të fshihej.

Avionët britanikë nisën raketa me precizion të lartë në kompleksin e bunkerëve në Sirte. Sekretari britanik i Mbrojtjes Liam Fox tha se NATO nuk ka veçanërisht në shënjestër zotin Gadafi, por sulmet ajore kanë për qëllim të sigurojnë që pushteti i gjatë që ka qeverisur vendin të mos vazhdojë “luftën e stërzgjatur”.

Kreu i Këshillit Kombëtar Mustafa Xhalili tha sot se kryengritësit nuk kanë “njoftime të faktuara” për vendndodhjen e Gadafit dhe bijëve të tij.

XS
SM
MD
LG