Kryengritësit në Libi zbrapsen forcat proqeveriare në Bir al-Ghanam, një qytet strategjik i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit, Tripoli.
Për muaj të tërë, kryngritësit libianë janë përpjekur të lëvizin sa më afër Tripolit, duke fituar kontrollin e qyteteve në perëndim të kryeqytetit.
Ndërkohë, luftime po zhvillohen edhe në portin Zlitan, ndërsa kryengritësit po vazhdojnë orvatjet e tyre për të marr nën kontroll qytetin perëndimor nga forcat pro-qeveritare .
Rrjeti televiziv i Lajmeve al-Xhazira njoftoi se luftëtarët e opozitës zbrapsen sot një ofensivë të forcave qeveritare pas luftimeve të ashpra me raketa dhe armë të lehta.
Ndërkohë, qeveria libiane tha sot se një sulm ajror i NATO-s në portin Zlitan shkaktoi dëme të mëdha.