Lidhje

Nën pranga kryeplaku i fshatit Bruçaj të Dukagjinit


Në ditën e tetë të operacionit antikanabis “Dukagjini” policia arrestoi kryeplakun e fshatit Bruçaj, në komunën e Pultit, zonë kjo ku po asgjësohen sasi të mëdha të bimëve narkotike. Ky është kryeplaku i dytë i zonës së Dukagjinit që arrestohet nga policia për shkak të moszbatimit të ligjit, që i detyron ata të informojnë mbi sipërfaqet e mbjella me bimë narkotike në territorin që mbulojnë.

Tashmë, ka shkuar në pesë numri i përsonave të arrestuar për kultivim të bimëve narkotike dhe kundërshtim me armë të operacionit policor, ndërkohë që janë shpallur në kërkim policor edhe 10 banorë të zonës.

Forcat policore vazhdojnë të veprojnë në terrene të largëta dhe malore, ç’ka i

vështirëson së tepërmi veprimet e tyre në terren. Edhe sot, për asgjësimin e bimëve narkotike janë angazhuar rreth 150 forca policore, 20 automjete dhe 3 skafe.

Gjatë ditës së sotme forcat policore janë përqendruar në tre komunat malore të Dukagjinit; atë të Shllakut, Pultit dhe komunës Temal, ku deri në mesditë janë asgjësuar më shumë se 1000 bimë narkotike të tipit kanabis sativa.

Policia njoftoi se, që nga fillimi i operacionit antikanabis “Dukagjini” janë asgjësuar më shumë se 115 mijë bimë narkotike, ndërkohë që operacioni është në vazhdim e sipër.

XS
SM
MD
LG