Lidhje

Kryeprokurori i Hagës i kërkon Serbisë përse la të lirë kriminelët


Kryeprokurori i Hagës i kërkon Serbisë përse la të lirë kriminelët
Kryeprokurori i Hagës i kërkon Serbisë përse la të lirë kriminelët

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës i kërkoi Serbisë të hetojë mbi rrethanat që bënë të mundur qëndrimin në gjendje të lirë për një kohë kaq të gjatë të dy të dyshuarve për krime lufte.

Në një takim me presidentin serb Boris Tadiç sot, kryeprokurori Serge Brammertz lëvdoi Beogradin për dorëzimin e ish-kryeushtarakut serbo-boshnjak Ratko Mladiç dhe atë të Goran Haxhiç, ish-udhëheqës i serbëve të Kroacisë.

Por zoti Brammertz tha se është e arsyeshme të kërkohet të dihet se kush ishin përgjegjësit që u lejuan atyre t’i shpëtonin drejtësisë për një kohë kaq të gjatë – i akuzuari Mladiç ishte i lirë për 16 vjet ndërsa Haxhiç për 7. Presidenti Tadiç tha se Serbia është duke hetuar mbi këtë çështje.

Autoritetet serbe arrestuan të dyshuarin Haxhiç në korrik, dy muaj pas arrestimit të ish-ushtarakut Mladiç. Të dy ata janë të akuzuar për krime të kryera gjatë luftrave ballkanike të viteve ’90.

Dorëzimi i këtyre dy të akuzuarve nga ana e Serbisë i hap rrugët e këtij shteti për bisedime mbi anëtarësimin në BE.

XS
SM
MD
LG