Lidhje

Kryetari i parlamentit të Kosovës për vizitë në Tiranë


Kryetari i parlamentit të Kosovës për vizitë në Tiranë
Kryetari i parlamentit të Kosovës për vizitë në Tiranë

Në Shqipëri kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasnmiqi u prit sot në Tiranë nga autoritetet më të larta të vendit, presidenti bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhje kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli

Në të gjithë takimet, autoritetet shqiptare kanë rikonfirmuar mbështetjen ndaj Kosovës dhe angazhimin për një njohje të saj nga një numër sa më i madh shtetesh duke nënvizuar se pavarësia është një proces i pajkthyeshëm. Një vend të vecantë ka zënë tema e bashkëpunimit dypalësh.

Mes Shqipërisë dhe Kosovës janë firmosur mbi 50 marrëveshje që përfshojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Autoritetet e Tiranës kanë vlerësuar përpjekjet e Prishtinës për konsolidimin e demokracisë në Kosovë si dhe angazhimin për respektimin e të drejtave të pakicave.

Në takimin me koordinatorin e qeverisë së Kosovës për Strategjnë e Veriut Ylber Hysa, ministri i Jashtëm Ilir Meta bëri thirrje për vendosjen e dialogut dhe bashkëpunimit mes Beogradit e Prishtinës. Ky dialog tha ai, pavarësisht dallimeve thelbësore që ka mes palëve, është në të mirën dhe interesin praktik të qytetarëve dhe do të ishte një kontribut i mëtejshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

XS
SM
MD
LG