Lidhje

Kryetari i PS Edi Rama përshëndet Zërin e Amerikës me rastin e 70 vjetorit


Për ne shqiptarët Zëri i Amerikës është më shumë se një stacion televizioni apo radioje. Për ne shqiptarët Zëri i Amerikës është dritarja e parë e botës së lirë, ku ne patëm mundësinë të dëgjojmë zërin tonë duke komunikuar me Zërin e Amerikës. Besoj që Zëri i Amerikës është edhe luftëtari i paharrueshëm në historinë e këtij vendi krahpërkrah me popullin shqiptar për clirimin e Shqipërise nga prangat e diktaturës komuniste dhe për hapjen e rrugës së lirisë ku Shqipëria vazhdon të ecë sot e gjithë ditën në kërkim të një demokracie funksionale dhe të ribashkimit të saj me Europën. Zëri i Amerikës mbetet sot e gjithë ditën një zë i dashur dhe gjithmonë i respektuar për shqiptarët të cilët e ndjekin me vëmendje dhe dëgjojnë me kujdes gjithcka përcohet përmes këtij zëri.

Zëri i Amerikës është padyshim edhe zëri i aleatit më të madh strategjik të Shqipërisë dhe i partnerit e mikut më të madh të shqipëtarëve që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj se të gjithë ata që e jetuan momentin e madh historik të transformimit të Shqipërisë nga një regjim diktatorial në një vend të lirë kanë secili kujtimin e vet të pashlyeshëm për Zërin e Amerikës, për atë zë që e prisnin me padurim të fillonte të fliste në orën 6 të pasdites, dhe që padyshim e bënte edhe më të lartë pritshmërinë e ditës së nesërme në atë periudhë të ndërmejtme që ndau historinë e Shqipërisë duke ndarë njëherë e përgjithmonë shqiptarët nga e shkuara e errët komuniste dhe duke i dhënë mundësinë të gjithë shqiptarëve e fëmijëve të tyre që të marrin frymë lirisht pas daljes nga ferri komunist.

XS
SM
MD
LG