Lidhje

Kryqi i Kuq përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim humanitar në Siri

  • Zëri Amerikës

Kryqi i Kuq përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim humanitar në Siri

Kryqi i Kuq përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim humanitar në Siri

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim humanitar në Siri, ndërsa qeveria ka grumbulluar tanke dhe trupa të shumta rreth Homsit dhe ka shqetësime në rritje për një ofensivë të re madhore në qytet.

Zëdhënësja e këtij Komiteti tha sot se agjencia me seli në Gjenevë ka zhvilluar bisedime me autoritetet siriane dhe grupet opozitare, por përpjekjet për negociimin e një armë-pushimi kanë filluar vetëm kohët e fundit.

Carla Haddad tha se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po diskuton disa mundësi për të çuar ndihma urgjente humanitare të nevojshme, përfshirë ndërprerjen e luftimeve në shumicën e zonave. Grupi është e vetmja agjenci që po dislokon punonjës të ndihmës në Siri dhe punon së bashku me Kryqin e Kuq sirian.

Njoftimi erdhi ndërsa ushtria siriane dërgoi tanke dhe përforcime të tjera drejt Homsit, duke nxitur thirrjet nga një aktivist, që gratë dhe fëmijët të largohen nga qyteti i rrethuar. aktivisti Hadi Abdullah i tha agjencisë francize të lajmeve se banorët janë të shqetësuar ndaj një sulmi të pashmangshëm mbi Baba Amr, qëndresa kryesore e rebelëve në Homs. Ai kërkoi kalim të sigurtë për gratë dhe fëmijët gjatë largimit nga zona.

XS
SM
MD
LG